Kastro i eksituar nga Vera Grabocka? Ja reagimi i tij Një foto e Kastro Zizos me Vera Grabockën ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjetet sociale.

Më shumë sesa pozicioni i dy personazheve, ajo që ka ngjallur më shumë debat ishte pikërisht komenti që shoqëronte foton. “Me këtë seksin”, ka shkruar Kastro përkrah fotos me regjisoren dhe producenten e famshme.

Të ulur pranë njëri-tjetrit, por “urtë” në paraqitje, Kastro Zizo duket se ka rënë në mendime për femrën që ka në krah, ndërsa citimi i tij është interpretuar si “Kastro eksitohet nga Vera”. Por, vetë këngëtari i njohur, i kontaktuar nga “Bluetooth” ka thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim.

Kastro i eksituar nga Vera Grabocka? Ja reagimi i tij

“Është interpretuar në mënyrën e gabuar”, është shprehur Kastro, ndërsa refuzon të komentojë më shumë rreth përshtypjeve të tij për Vera Grabockën.

Megjithatë, gjatë ditëve të fundit flitet se kantautori do të marrë pjesë në projektin e fundit të Verës, “Your face sounds familiar”.
Vetë Kastro ka thënë se asgjë nuk është e konfirmuar, e për këtë do të na njoftojë më vonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here