Kastro do të realizojë një filmPasi provoi aktorin në filmin me metrazh të gjatë “Farmakon” i regjisorit Joni Shanaj, në një rol kryesor me Olta Gixharin, Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo do të realizojë një film artistik personal.

Themi personal pasi ai do të jetë vetë autor i skenarit dhe regjisë në një film artistik, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë në janar dhe do të realizohen në Vojvodinë.

Kastro nuk ka preferuar të japë detaje më shumë, por ajo që dihet deri tani është se bëhet fjalë për një film aksion, për të cilin është duke përzgjedhur kastin e aktorëve.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë, ai ishte në Çeki për filmin Serbo-Maqedonas-Çek me titull “Pilivesa”, ku kishte rolin e një vrasësi serial.

Ngjarjet e filmit zhvilloheshin në Ballkan dhe trajtohen çështje të trafikimit të qënieve njerëzore. Kjo ishte prova e dytë që Kastro të shijonte eksperiencën e kinemasë.

Ishte një sugjerim që iu bë regjisorit Dejan Gologic, nga miku i Kastros, regjisori i njohur i klipeve muzikore të momentit, Aleksandr i Maqedonisë. Ajo që i ka pëlqyer te Kastro ka qenë plastika, pasi e zgjodhi mes shumë aktorëve të huaj gjatë një kinoprove që zgjati katër ditë.

Ndërkohë që përsa i përket muzikës, nuk dihet se cila do të jetë një këngë e re e tij, pas këngës “I penduar” me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike”, dhe ku fabula e shkruar nga Pirro Çako, bazohej në jetën e tij personale drejtuar bashkëshortes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here