Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, është kthyer në Tiranë pas dy vjetësh qëndrimi në Prishtinë, me ëndrra dhe qëllime të reja. Ai dëshiron t’ia fillojë nga e para dhe ka shumë plane konkrete.

Klevis ka studion e tij të produksionit audio dhe video, ku do të realizojë shumë shpejt disa projekte.
“Kam gati disa këngë që do dalin në treg.

Kam xhirimin e videoklipit në bregdetin e jugut këto ditë. Kënga për të cilën do xhiroj këtë fundjavë është në bashkëpunim me Genën. Do të jetë një këngë plot ritëm, verore. Vendosa vetë që kënga të dilte pikërisht tani, sepse dua që ritmin plazhit, t’ia jap pas plazhit,” ka rrëfyer këngëtari për mediat shqiptare.

Ai ka bërë të ditur se më pastaj do ketë një tjetër këngë ku do jetë vetëm, për “Këngën Magjike”: “Do të jetë këngë sociale, ‘dark’ shumë e errët, ka pak edhe nga jeta ime.”

Këto janë projekte të studios së re që sapo është krijuar dhe mes këngëtarëve që ka në menaxhim, janë: Mariza Ikonomi, Samanta Karavella, Eltina Minarolli etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here