Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani publikuan kёngёn e tyre ‘Balli i Oxhakut’ Ai ёshtё njё kёngёtar mjaft i dashur dhe i kёrkuar nga publiku, ndёrsa ajo ka kohё qё i ka munguar skenёs muzikore.

Po flasim pёr Kastriot Tushёn dhe Manjola Nallbani tё cilёt sё fundmi kanё ardhur me njё bashkёpunim dhe kanё publikuar kёngёn e tyre tё cilёn e kanё titulluar ‘Balli i Oxhakut’, me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulali, teksti Agim Doci.

Kënga iu kushtohet Heronjve të Kosovës Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci dhe e cila është kënduar gjatë inaugurimit të kompleksit Memorial ‘’Baza e Parë e UÇK-se” në Lladoc të Podujevës.

Realizuar nga produksionet Dea dhe Labia, Drejtor i fotografisë Blerdi Malushi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here