Kasey Chambers është një prej artistëve më të njohur të muzikës Kantri të Australisë, megjithatë, ajo nuk është shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara. Por CD-ja e re e Kasey-it me titull “Little Bird” mund të ndryshojë çdo gjë.

Kasey Chambers ishte vetëm 11 vjeç kur filloi karierën e saj si pjesë e grupit The Dead Ringer Band, i kryesuar nga prindërit e saj.  

Në vitin 1999, në moshën 23 vjeçare, Kasey publikoi albumin e saj të parë, që u bë i njohur në gjithë botën. Që prej atëhere, ajo është shndëruar në një yll të muzikës kantri në vendlindjen e saj Australi, madje albumi i saj është vlerësuar mira nga kritika në gjithë botën.

Sot, Kasey është 35 vjeç dhe nënë e 2 djemve, ndërsa pret të bëhet përsëri nënë. “Little Bird” është albumi i saj i parë solo që prej vitit 2006, dhe disa kritikë po e cilësojnë atë si “albumin e karierës së saj”.

Një prej këngëve të albumit “Beautiful Mess,” ishte fituesja kryesore në konkursin ndërkombëtar të kompozimeve të vitit 2010, duke i siguruar Kasey-sit 25 mijë dollarë.

Ajo fitoi ndaj 15 mijë kompozitorëve nga 115 vende të ndryshme. Kjo ishte hera e parë që Kejsi merte pjesë në një konkurs ndërkombëtar dhe thotë se fitorja për këngën “Beautiful Mess” e bënte edhe mëtë veçantë sepse këngën ajo e kompozoi për dy djemtë e saj, Talon dhe Arlo.

Kejsi Chembers kompozoi 14 këngë të reja për CD-në “Little Bird”, dhe e përshkruan atë si me të vërtetë pozitiv, megjithëse në të ka edhe disa këngë të trishtueshme, si për shembull kënga me titull “Somewhere”.

Kasey Chambers është tani në një turne të shkurtër nëpër Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të marrë pjesë në një festival në Fixhi, para se të kthehet në Australi.

“Little Bird” mbyllet me një këngë që ajo e kompozoi për të shoqin dhe bashkë kompozitorin Shejn Nikollson. Kënga titullohet “The Stupid Things I Do”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here