Dëshira që mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Nga një refugjat i dy korrikut 1990, arrin të bëhet aktor i kërkuar për filmat televizivë dhe të kinemasë.

Ajo që ndodhi me të riun nga Tirana, nga një familje e thjeshtë punëtore është një histori e veçantë dhe shumë interesante, historia e kapërcimit të ambasadave ne vitin 1990.

Kështu e përshkruan në një artikull interesant shqiptarin Kasem Hoxha, agjencia e lajmeve në shqip Deutsche Welle. Tani rezulton një bilanc mjaft i sukseshëm për aktorin shqiptar, që numëron tani më shumë se 40 role dhe pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të filmit.

Në festivalin e filmit në Këln konkurroi për titullin \”Maska e artë“ si aktori më i mirë. Disa nga filmat, ku ai interpreton janë: Tatort-Operation Hiob, SOKO Wien/Donau, Wir müssen reden, Zelle, Ein Fall für Zëei, Alive(prodhim shqiptaro-francez) etjer.

Por vetë Kasemi do të veçonte si rolin më të dashur të tij atë të Sarajevos tek filmi „Zelle“ (Qelia). Ndoshta nga që roli bën fjalë për një boshnjak, i cili ka humbur komplet familjen në luftën e Bosnjës dhe ka ardhur të kërkojë azil në Gjermani./.balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here