Karl Kagerfilld, stilisti 78 vjeç dhe drejtor kreativ i Shanell është dëshmuar si i paparë në punën e tij, por jo edhe në marrëdhënie të mira ndër njerëzore. Si duket diplomacia dhe ana e këndshme nuk janë karakteret e tij më të mira.

Stilisti i njohur këto ditë në një deklaratë e ka përmendur këngëtare më të njohur kohëve të fundit, Adel. 

“Dikush për të cilën shumë flitet kohëve të fundit është Adel. Shumë e trashë, por me fytyrë shumë të bukur dhe zë të mrekullueshëm”, ka thënë ai.

Pa marrë parasysh në atë deklaratën për trashësinë e saj, së paku nuk ia ka mohuar aftësitë e këndimit dhe kualitetet e saja muzikore, ndërsa mediumet amerikane kanë komentuar se ka mundur stilisti i njohur të zgjedhë fjalët për të përshkruar peshën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here