Një vallëzuese tinejxhere e njohur me emrin Karima El Mahroug, ka zbuluar se si vajzat nëpër festat e njohura “Bunga Bunga” të Silvio Berlusconit ishin të zhveshura për të tërhequr vëmendjen e Kryeministrit të Italisë.

Prokuroria e akuzon Berlusconin se ka paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me atëkohë 17 vjeçaren, Karima El Mahroug. Prostitucioni për të mitur në Itali është rreptësisht i ndaluar, ndërsa seanca e parë gjyqësore kundër Silvio Berlusconit për këtë çështje do të mbahet më 6 prill.

“Gjatë festave ‘bunga bunga’ të gjitha vajzat ishin të zhveshura dhe unë e kam pasur përshtypjen se që të gjitha tentonin ta joshnin Berlusconin për të bërë seks”, theksoi El Mahroug.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here