kim-kardashian-pregnant-kanye-west-babyTashmë është bërë e zakonshme në boten e vipave që të fitohet para gjatë shtatzanisë duke dhënë fotografi dhe intervistë eskluzive nëpër tabletë, por në rastin e të pasures Kim Kardashian flitet për shifra marramëndëse.

Sipas tabloidit anglez ‘The Sun’, kim do të fitojë 16 milion dollarë për të shitur eskluziven e shtatzanisë së saj, mbase duke përfshirë dhe fotografi të foshnjes. Do të ketë rradhë të gjata gazetash tek dera e saj që mundohen për të firmosur ndonje kontratë dhe për të mposhtur konkurrentët.

“Kardashian po perpiqet të realizoje me disa prodhues ekzekutive një dokumentar ku të përfshihet eksperienca e saj gjatë shtatzanisë, që nga radiografitë, vizitat mjekësore, etj. Ajo mund të fitojë kështu rreth 12 milion euro vetëm falë barkut të saj. Por nuk është gjithçka, ajo tashmë është në mes të mijëra ofertave për t’i bërë reklame produkteve për nënat dhe foshnjat”, – shkruan tabloidi duke i bërë llogaritë Kimit.

Burimi: infoalbania.org

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here