Pak ditë më parë deklaroi në një intervistë se vazhdon të jetë single, por mesa duket Kim Kardashian ka gënjyer.

Ajo ka një fiksim për lojtarët e futbollit dhe këtë e ka vërtetuar edhe me të dashurin e saj më të ri, Miles Austin. Pak muaj pas ndarjes nga ish futbollisti i New Orleans, Reggie Bush, brunia amerikane nuk humbet kohë.

“Ata u takuan në një restorant në Los Angeles, shkëmbyen numrat dhe u dëgjuan më pas”, thotë një burim për revistën “People”. Sipas të njëjtit burim, Kardashian mendon se Austin është një djalë i përshtatshëm për të, ndërsa futbollisti ende nuk po u beson syve që ka arritur të joshë një nga femrat me seksi të planetit.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here