Burime pranë çiftit të sapokrijuar pohojnë se reperi, Kanye West, është aq shumë i fiksuar pas Kim Kardashianit, sa që ajo nuk është e sigurt nëse do të mund të përballojë aq shumë vëmendje.

“Kim kurrë nuk ka pasur një të dashur i cili ishte aq shumë i fiksuar pas saj”, raportojnë mediat amerikane, duke cituar një burim të afërt me çiftin. “Ajo thjesht nuk e di se si të sillet me aq shumë vëmendje. Ajo kurrë nuk u ndie aq shumë e dëshiruar”.

Edhe pse jetojnë në brigjet e kundërta – Kim në Los Angeles, dhe Kanye në New York, çifti takohet shumë shpesh. Kim udhëton gjatë gjithë kohës për në New York, ndërsa kohët e fundit ishte në revynë e Kanyet në Paris. Reperi dërgoi një aeroplan privat për starletën amerikane. Do të bënte çdo gjë për Kimin, thotë burimi.

Ndërsa së fundi Kany në këngën e tij të re ”Theraflu” pranoi se është dashuruar në showgirlin amerikane me prejardhje armene, derisa sa ishte ende në lidhje me Amber Rose. Më në fundi një dashuri e vërtetë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here