Kim Kardashian, e cila së fundi u shkurorëzua nga basketbollisti, Kris Humphries, me të cilin ishte e martuar vetëm 72 ditë, e gjeti veten në shënjestër të kërcënimeve me vdekje dhe për këtë arsye ka rritur sigurinë personale.

Kim Kardashian, e cila aktualisht është duke filmuar një reality show dhe filmin “Këshilltarja për martesa “, filloi të marrë kërcënime serioze me vdekje, dhe shkaku i rrezikimit të jetës, producentët e armenes kanë shtuar numrin e personelit të sigurimit për rreth saj, shkruan Koha.net.

Një person i panjohur deri më tani, ka kërcënuar se do të rrëmbej ose ta vras yllin amerikan (me prejardhje armene).

Mbrojtje shtesë i është siguruar edhe nënës së saj, Kris, e cila është bashkëjeton me Kimin dhe motrat e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here