Kim Kardashian ndihet e gëzuar që është inspirim për aktoren adoleshente, Demi Lovato.

Aktorja Demi Lovato, ditë më parë ka treguar se inspirohet shumë nga e famshmja Kim Kardashian, sepse i pëlqen se si vishet ajo.

“Unë ndihem shumë mirë që ajo më ka zgjedhur mua si inspirim, për mënyrën se si vishem unë. Demi është në atë moshë që dëshiron t’i tregojë botës që ka stil të mirë të veshjes”, ka thënë Kardashian.

“Unë e di shumë mirë se çfarë rruge më është dashur të marrë, për të arritur deri këtu ku jam. Dhe nëse unë mundem ta ndihmoj një vajzë të re, që ajo të ndihet e sigurt në veten e saj, atëherë unë e bëjë pa asnjë problem”, thotë Kardashian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here