Khloe Kardashian nuk e ndjen nevojën për të qenë e dobët dhe është e kënaqur me trupin e saj.

Pesha e yllit televiziv ka qenë e lëvizshme gjatë disa viteve të kaluara dhe derisa ajo thotë se kurrë nuk do të jetë në madhësinë e një ylli të Hollywoodit, ajo po ashtu pohon se nuk shqetësohet pasi dëshiron të jetë e lumtur dhe e shëndetshme.

“A kam ditë kur pesha më ngacmon dhe depresionohem? Sigurisht. Por ata nuk zgjasin shumë. Nuk jam e përkryer. Vetëm sepse jam në televizion, njerëzit mendojnë se unë kam 24 orë dhe shtatë ditë në javë qasje me trajnerin dhe nutricionistin. Shpesh nuk kam kohë ose dua vetëm të harxhoj paratë për ta bërë gjithë atë. Kam mësuar se nëse stërvitem dhe ha sipas rregullave, jam mirë. Nuk kam nevojë t’i përshtatem një vari”, ka thënë Khloe..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here