Se sa shumë është e dashuruar në reperin Kanye West, Kim e dëshmoi, duke i anuluar të gjitha detyrimet e biznesit për të ndjekur të dashurin në një turne veror, në të cilën ai do të jetë me Jay-Z.

Vetëm një muaj pasi ata u shfaqen për herë të parë së bashku në publik, Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë janë fejuar, ndërsa thuhet se po bisedohet edhe në lidhje me martesën, ka thënë një mik i ngushtë i çiftit për “USWeekly”.

Edhe pse procesi gjyqësor i shkurorëzimit me Chris Humphreis ende nuk ka përfunduar, ylli i reality show “Kardashians”, tanimë është e gatshme që të martohet përsëri.

Para se të lidhet me 31-vjeçaren me prejardhje armene, West ishte në marrëdhënie me starletën amerikane, Amber Rose, nga viti 2008 deri në verën e vitit 2010.

Ndërsa sipas medieve amerikane, Kardashian së shpejti pritet të zhvendoset nga Los Angeles për të jetuar në New York, në mënyrë që të jetë më afër të dashurit të saj të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here