Elita Rudi duket se po e shijon goxha shumë periudhën e pritjes së ëmbël.

Larg impenjimeve profesionale, bukuroshen po e shohim në vazhdimësi në shëtitje nga një cep në tjetrin.

E duket se mikun më të mirë në këtë kohë, Elita po e ka ushqimin.

Prezantuesja është shfaqur me një pjatë pasta dhe bluzën me mbishkrimin: ‘Jam e uritur’, shoqëruar me një tjetër tek pjesa e stomakut ku thuhet: ‘Edhe unë’.

Ajo që bie në sy është nuri i shtatzënisë që duket se e ka zbukuruar edhe më shumë Elitën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here