Zbulohet lidhja e djalit të kreut të PS-së, Edi Rama, djali i vetëm i liderit të Partisë Socialiste nga martesa e parë me Matilda Makoçin, ka një lidhje dashurie. Paparaci ynë ka mundur ta kapë mat të riun në krahët e të dashurës, në një nga lokalet më në zë të Tiranës.

Kanë kaluar disa orë bashkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, herë duke u zënë, e herë duke u përqafuar e ledhatuar, duke tërhequr vëmendjen e shumë prej të pranishmëve.

Kjo ka qenë në vija të trasha panorama e asaj që ka ndodhur në një nga pasditet e javës që lamë pas.

Përveç gjithçkaje thamë më sipër ata edhe kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin, si dhe kanë lexuar fragmente nga një libër, të cilin vajza e mbante në dorë. Siç kemi mësuar vajza që qëndron në krah të Gregorit është studente në Akademinë e Arteve.

Nuk e dimë se si shkon lidhja e tyre gjatë kohës që Gregut i duhet të jetojë në Francë ku i duhet të ndjekë edhe universitetin.

Duket se në pasione i ngjan të atit, vetëm se ai në ndryshim nga babai nuk e duron dot politikën. Adhuron të bukurën, artin dhe është shumë i dhënë pas pikturës. Nga ana tjetër është edhe një basketbollist shumë i zoti, duke ecur kështu në dejet e gjakut.(Bloetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here