
Disa nga familjarët e tij dëshironin që ta merrnin në shtëpi për Ditën e Falenderimeve (që është sot) me idenë që një darkë familjare do t’i bënte mirë, por kjo dukej e pamundur.
Fillimisht doktori i artistit amerikan deklaroi se ky i fundit po vuante nga një psikozë e përkohshme e shkaktuar nga mungesa e gjumit dhe dehidratimi ekstre, por tashmë TMZ zbulon se problemi është shumë më i rëndë se kaq.
Një burim shumë i lidhur me Kanye tregon se problemet e tij psikologjike janë aq të rënda sa siguracionet e tij, që përfshijnë humbjet e fitimeve dhe detyrimet financiare për koncertet e anulluara për shkak të shëndetit dhe sëmundjeve, do të mbulojnë të gjitha humbjet nga 21 koncertet që ai ka anulluar.
Me pak fjalë, plot 10 milionë dollarë! Të paktën në këtë krah Kanye mund ta bëjë gjumin i qetë, nëse do ia dalë mbanë që të flejë këtë herë. /lajmi.net