Kanye West performon me idhullin e tijPuff Daddy është shoqëruar nga Kanye West, gjatë një shfaqje të në natën e kaluar (e diel) në New York.

Moguli i muzikës është në turneun “Bad Boy Family Reunion” që ka arritur në Madison Square këtë fundjavë, transmeton Klan Kosova.

West u bashkua me reperin në skenë për të performuar “Father Stretch My Hands Part 1” nga albumi i fundit i reperit “The Life Of Pablo”. Me këtë rast ai theksoi se P.Diddy është idhull i tij.

Turneu gjithashtu përmban tjerë artistë, si Bad Boy Lil Kim, Faith Evans, Mase, French Montana, Mario Winans dhe Carl Thomas.

Puff do të nxjerrë albumin e ri “No Way Out 2” këtë vit, një vazhdim i albumit të tij debutues të vitit 1997.

Albumi i tij më i fundit ishte “11 11” në 2014 me Guy Gerber.

https://www.instagram.com/p/BJ_VW-mBWLE/?taken-by=keepingyouposted

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here