Kanye West: Nuk jemi "Iluminati"Reperi Kanye West ka dhënë një intervistë ku ka deklaruar se është qesharake, që shumë teori konspirative mendojnë se ai apo të tjerë këngëtarë kanë lidhje me “Iluminatin”.

Kanye është nxitur për të dhënë këtë deklaratë, pas komenteve mbi konferencën për shtyp të artistëve për Tidal, për të cilën u tha se më shumë dukej si mbledhje e shoqërisë sekrete “Iluminati”.

Kanye ashpërsisht u shpreh se është i lodhur nga këto komente dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë respekt për artistët, që jetën ja kushtojnë muzikës dhe kënaqesisë së të tjerëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here