Kim Kardashian muajin e ardhshëm do të festojë 32-vjetorin e lindjes, dhe me këtë rast, i dashuri i saj, reperi Kanye West, ka ndarë mënjanë një milion dollarë.

Ka marrë me qira ishullin “Pine Cay” për argëtim, ndërsa yllit të famshëm do t’i japë si dhuratë një çantë të markës “Prada”, byzylyk me diamant rozë dhe fustanin “Channel”.Kanye gjatë gjithë kësaj kohe është përgatitur për ta entuziazmuar Kimin, sepse kjo është ditëlindja e parë që e festojnë së bashku.

Reperi do të udhëtojë për në ishullin privat së bashku me miqtë. Ai ka angazhuar një kuzhinier privat nga hotelet me pesë yje. Gjithashtu ka lënë edhe mijëra e mijëra dollarë në dyqanet e kreatorëve. Aksesori i ri i modës së Kimit, është një mace e bardhë persiane, të cilën ajo e ka quajtur “Mercy” , sipas emrit të singlet të parë të albumit të Kanyet, “Cruel Summer”.

Kim ndryshe nga i dashuri i saj, Kanye, është më pak entuziaste që po mbush tridhjetë e dy vjet, pasi siç thotë, pas saj ka lënë dy martesa të dështuara dhe nuk ka fëmijë, që i do aq shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here