Kanye West është kryekëput i pushtuar nga Kim Kardashian dhe “vdes ta puthë atë”, bëjnë të ditur burime të afërta me reperin.

West dhe Kim ishin në një festë pas koncertit të tij me Jay-Z në Los Angeles, dhe këngëtari 34-vjeçar ka kaluar gjithë natën i ngjitur në Kim, e cila në tetor u nda nga burri i saj prej vetëm dymuajsh, Kris Humphries.

“Kanya ishte duke e hëngër Kim sikur ajo të ishte një copë tortë. Ai ishte i pushtuar pas saj, duke ledhatuar kokën e saj, duke prekur belin. Mendoj se ai vdiste ta puthë atë, por kishte shumë njerëz në dhomë”, ka thënë burimi për New York Daily News.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here