Çfarë mund t’i dhurojë një femër të dashurit të saj, i cili sikurse edhe ajo ka gjithçka?

Kim Kardashian (31) ka menduar gjatë dhe arriti në përfundimin se dhurata më e mirë që mund t’ia jepte KanyeWestit për ditëlindjen e 35-të do të ishte një makinë luksoze. Flota e reperit që nga dita e sotme është pasuruar me një Aventador LP 700-4 Lamborghini.

Këtë makinë luksoze, me vlerë prej rreth 745 mijë dollarësh, starleta të dashurit të saj do t’ia dorëzojë personalisht në Irlandë, ku reperi ka koncerte, shkruan “TMZ”.

Ditë më parë, mediet amerikane raportuan se çifti, i cili është në lidhje tashmë tre muaj, planifikon që së bashku të xhirojnë një reality show, në të cilin do të flitet për dashurinë e tyre, por e kanë ndër mend edhe të fillojnë të jetojnë së bashku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here