E kanë lënë Korçën, për të jetuar të dyja bashkë, si vajza single, në një apartament këtu në Tiranë. E për aq kohë sa motra e madhe është ende e pamartuar, beqaria e Kamelës nuk ndjehet fare si problem për familjen. Ndonëse gjithë shoqet e saj janë tashmë të martuara, apo dhe në pritje të fëmijës së dytë. Gjithsesi, ajo vetë po e shijon dhe ka në plan ta shijojë dhe për ca vite të mira të qenit e pamartuar.

Me kë jeton?

Unë jetoj me motrën.

Je single apo…?

Apo… J

Është më mirë të jesh single, e fejuar, e martuar apo thjesht të bashkëjetosh me dikë?

Unë jam gjithmonë pro bashkëjetesës. Kjo është mundësia më e mirë për të njohur njeriun që ke në krah!!!

Ke dalë ndonjëherë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?

Nuk kam dalë asnjëherë në blind date dhe nuk e di si mund të jetë të dalësh në një të tillë. Gjithsesi mendoj se është më mirë ta gjesh vetë atë që kërkon sesa të ta sajojnë J

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?

Beqaria ime ende nuk është një problem, se unë jam vajza e vogël e familjes dhe kam një motër më të madhe, që më ka zënë radhën… kështu që mund të bëj edhe pak qejf akoma.

Të është dashur të gënjesh kur ke dalë në takim me dikë? Kë ke gënjyer dhe si?

Sigurisht që më është dashur të gënjej dhe përgjithësisht këtë pjesë e “hanë” gjithmonë prindërit. Sigurisht, do isha për vizitë tek një shoqe ose në ndonjë ekskursion me klasën. Por bëhet fjalë për një moshë më të vogël, sepse tashmë nuk kam më për çfarë t’i gënjej, për aq kohë sa nuk jetoj më me ata.

Si kanë qenë marrëdhëniet, komunikimi me prindërit në këtë drejtim?

Duke qenë se unë vij nga një qytet i vogël por dhe i madh siç është Korça, shpeshherë adoleshentët janë të detyruar të mos jenë aq të hapur dhe të lirshëm në këtë drejtim. Gjithsesi kjo është një çështje që ka mbetur atje.

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës, kur nuk je diku duke kënduar live, si janë?

Nuk më rastis shumë shpesh të mos jem në punë, kështu që rastin e parë që më jepet e shfrytëzoj për të dalë e për të dëgjuar pak këngëtarët e tjerë të live-ve, sigurisht për të takuar shoqërinë time larg ambienteve të punës dhe kjo pasohet nga një çlirim akoma më i madh, sesa ai i të qenit në një skenë J

Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën?

Varet, por përgjithësisht vonë, shumë vonë…

 Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?

S’e mbaj mend tani, aq herët e kam dëgjuar! Por sigurisht, kohët e fundit janë shtuar akoma më shumë, si për mua ashtu dhe për prindërit.

Çfarë mendon kur e dëgjon?

Tani nuk më bën më përshtypje të them të drejtën. Tani përgjigjem vetëm me një ‘faleminderit’. Dikur, kur isha 6 vjeç, përgjigjesha “bashkë me mamin”. Kur më thoshin që ‘do të të marr nuse për djalin’, unë përgjigjesha “Do vij nuse bashkë me mamin”. Tashmë mamin e kam lënë J

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?

Të them të drejtën më pëlqejnë dhe s’lë këngë apo valle pa kërcyer. Tek dasmat e fisit jam si pika e referimit J

Po për tënden a mendon? 

Për timen nuk mendoj asnjëherë. Dikur e diskutoja me mamin se çfarë do të vishja kur të martohesha vetë dhe ajo më thoshte gjithmonë “ty do të qepi mami pantallona dhe do veshësh atlete të bardha J”.

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?

Shumica e mikeshave të mia janë të martuara, shtatzëna ose me një fëmijë dhe në pritje të të dytit. Nuk di më nga të vërtitem dhe nuk di më kë të marr për shembull beqarinë time apo martesën e tyre, por pastaj kujtohem që vazhdoj të kem motrën e madhe të pamartuar dhe qetësohem J

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?

Nuk ftoj njerëz në shtëpi sepse unë nuk jam në shtëpi. Përgjithësisht shtëpinë e kam si hotel, por kam krevatin më të mirë dhe dollapin e rrobave më të mirë në botë J Shumë rrallë shkoj dhe në shtëpitë e të tjerëve, sepse më duhet gjithmonë rehatia ime.

A je tipi që organizon festa, në shtëpinë tënde ose diku tjetër?

Mendoj se, në qoftë se do të kisha pak më shumë kohë, do të bëja ndonjë përçapje për të organizuar diçka, por gjithmonë jo në shtëpinë time.

Për çfarë shpenzon më shumë?

Sigurisht për rroba.

Sa herë në javë gatuan?

Nuk gatuaj asnjëherë e përveçse nuk di të gatuaj, nuk kam as kohë të mësoj J

Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi…

Shërbim taxi…

Kur mendon se do të marrësh zyrtarisht statusin: e martuar?

Edhe për disa vite të mira, nuk e kam në plan J

Mendon se do të mbash mbiemrin tënd apo atë të bashkëshortit?

Të them të drejtën nuk e kam menduar, por në qoftë se do ta bënte të lumtur burrin dhe në qoftë se do ma kërkonte, sigurisht që mund t’i mbaja të dy mbiemrat. “Gazeta MAPO”

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here