Këngëtarja britanike, Jessie J, dy ditë më parë ka publikuar librin e saj autobiografik “Nice to meet you”, në të cilin ka zbuluar detaje të shumta për jetën e saj, problemet me shëndetin dhe arritjen e famës.

Në këtë libër, Jessie ka zbuluar edhe një detaj interesant. Kur kishte qenë fëmijë, ajo kishte vjedhur një rrobë në butikun e preferuar të saj.

“Kam vjedhur një bluzë në Atlantic Clothing me mbishkrimin “nuk isha unë” në të. Për mua ishte qesharake por jo edhe për sigurimin e butikut”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, autobiografia e këngëtares ka zgjuar interesim të madh te fansat të cilët të shumtë në numër kanë pritur në radhë për ta marrë librin e Jessie-t.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here