Ajo është një këngëtare që rrezaton nga ëmbëlsia dhe nga tiparet e saj joshëse. Një femër e cila si nga bukuria, ashtu edhe nga zëri melodioz ka bërë dhe po bën çdo ditë e më shumë fansa për vete.

Ka një emër tepër të veçantë, sepse dhe vetë është e tillë në çdo detaj që e karakterizon.

Do të vijë sot në një intervistë për faqet e “Bluetooth” me sharmin dhe elegancën që gjithmonë e kanë shoqëruar, një nga zërat më të veçantë të skenës kosovare…

Po flasim për Kaltrina Selimin, këngëtaren e njohur të estradës shqiptare e cila që nga dita e parë që është promovuar në tregun muzikor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me këngët e saj. Të gjithë e njohin si këngëtaren e hiteve, pasi ajo qëllon gjithmonë në shenjë me këngët që sjell për publikun shqiptar.

Në këngët e saj gjen si ritmin për të kërcyer, ashtu edhe tekstin për ta ndjerë. Sigurisht që nuk mungon asnjëherë perfomanca e saj e shkëlqyer që përplotëson në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e saj skenike.

Në këtë intervistë për ne, Kaltrina përcjell informacion për projektet e saj më të reja muzikore. Por, lexues të dashur është shumë interesant rrëfimi i saj pasi përveç të tjerash ajo tregon edhe planet për dasmën. (BLUETOOTH)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here