Kaltrina Selimi thotë se edhe pse ajo shpesh duhet të qëndrojë gjatë kohë larg bashkëshortit të saj, Dritonit, kjo nuk e zbeh dashurinë e tyre.

Këngëtarja aktivitetin e saj e zhvillon në Kosovë dhe vendet shqiptare përreth, derisa Dritoni, me të cilin tashmë ka lidhur kurorë edhe pse nuk kanë bërë dasmën, jeton dhe vepron në kryeqytetin britanik, Londër.

“Është e vërtetë që ne kemi bashkëjetuar për një kohë të gjatë, mirëpo puna që kemi të dy nuk po na lejon të jemi bashkë. Dritoni ka punën e tij në Londër ndërsa unë kam punën time të këngës këtu në Kosovë dhe këto angazhime po na ndajnë”.

“Por sido qoftë lidhja jonë edhe për së largu vazhdon të jetë shumë e fortë. Ne bëjmë udhëtime të shpeshta Kosovë – Londër dhe çdo pushim që kemi mundohemi ta kalojmë bashkë qoftë unë te ai apo Dritoni te unë”.

“E rëndësishme është që ne tanimë kemi lidhur kurorën e dashurisë dhe dashuria jonë vazhdon të jetë e madhe edhe për së largu”, ka thënë Kaltrina për Zëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here