Këngëtarja e këngës “Hot”, e cila është e fejuar prej vitesh me Driton Stubllën, as këtë vit nuk do të mund të shihet me vello, madje këtë gjë e ka pohuar për mediet me gojën e saj.

Nuk kemi vendosur ende datën e dasmës, por edhe këtë vit nuk do të martohemi”, – ka thënë Kaltrina, e cila për momentin është shumë e përqendruar te muzika dhe është duke punuar për hite të reja.

“Për të mos thënë se muzika është gjithçka në jetën time, ajo është një prej ëndrrave më të mëdha, që më është bërë realitet. Muzika më rrethon, e dua dhe e bëj me shumë dashuri”, – është shprehur këngëtarja, ndërsa e pyetur se si do të vepronte nëse i fejuari do t’i kërkonte ta linte muzikën, ka shtuar: “Nuk e imagjinoj dot që i fejuari im të ma ndalojë që të merrem me muzikë. Përderisa ai i kupton dhe i mbështet gjërat që i bëj e sidomos kur ai e di se sa e dua unë muzikën.

Mirëpo, po e imagjinoj nëse do të më thoshte diçka të tillë, për mua parësore është familja dhe do të sakrifikoja gjithçka për familjen, mirëpo, nëse do të thoshte ta lija muzikën kot së koti, nuk do të hiqja dorë kurrë prej saj, thjesht do ta kuptoja se ai njeri nuk është i duhuri, sepse përderisa ai nuk i kupton ëndrrat dhe dëshirat e mia, mendoj që kur e do dikë duhet pranuar ashtu siç është, me të mirat, dëshirat, por edhe të metat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here