Kaltrina Selimi këto ditë është kurorëzuar me të fejuarin e saj Dritonin, dhe ndihet shumë e lumtur në këto ditë të para të martesës.

Në një ceremoni private, pa shumë të pranishëm, Kaltrina Selimi ka ndërruar unazën me Dritonin, me të cilin ishte e fejuar që një kohë të gjatë.

“Jam shumë e lumtur. Sot jam kurorëzuar me Dritonin. Ende nuk kemi menduar që të organizojmë ndonjë ceremoni martesore”, ka thënë Kaltrina për Express.

Këngëtarja e hitit ”Hot” dhe shumë këngëve tjera ka më se dy vite që është në lidhje me të zgjedhurin e saj, ndërsa kohët e fundit kishte paralajmëruar rreth organizimit të dasmës së saj në Londër, ku jeton tashmë bashkëshorti i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here