vKaltrina Selimi do të rrëfejë sot për faqet e së shtunës në “GSH” të rejat në jetën e saj. Duket se më në fund këtë verë, ka vendosur që pas dy vitesh pune intensive, t’i japë vetes disa ditë pushimi…

Ama para pushimeve, vera e Kaltrinës ka qenë e mbushur me koncerte, një këngë e re është publikuar dhe fundpranvera e ka kthyer atë në zonjë.

Kaltrina është martuar, ndonëse në një ceremoni shumë intime, me prezencën e shumë pak njerëzve, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare nuk mban më mbiemrin e fëmijërisë në dokumenta, mbiemrin e famës.

Lidhur me këto ngjarje të rëndësishme në jetën e saj, por edhe për planet që ka në të ardhmen, në të cilat përfshihet lindja e fëmijëve, Kaltrina do të rrëfehet në këtë intervistë….

Kaltrina si po kalon këto ditë?
Mirë, përveç faktit që është shumë e vështirë për t’i bërë ballë këtyre temperaturave të larta.
Pushime ke bërë këtë verë?
Duke qenë se prej dy vitesh nuk kam bërë fare pushime, këtë verë i dhashë vetes disa ditë pushimi.
Sa e angazhuar je gjatë stinës së nxehtë me koncerte?
Shumë, është një kënaqësi e madhe kur ke ftesa nga vende të ndryshme e sidomos kur je pranë fansave.
Sa selektive je në përzgjedhjen e ofertave?
Shumë, jo gjithkund që më ftojnë shkoj, nëse nuk më pëlqen diçka e refuzoj.
Nga sa varion çmimi në verë?
Unë gjithmonë e kam çmimin e njëjtë dhe mendoj që kam një çmim shumë real.
A janë të vërteta shifrat që kanë hedhur në tavolinë kolegët e tu, 2500-3000 euro? Ti e njeh mirë tregun, se je vetë pjesë e tij.
Kjo është paska private dhe nuk më takon të flas për çmimet e të tjerëve.
A janë të pasur këngëtarët?
Besoj se ka edhe nga ata që i kanë kushtet shumë të mira, por jo siç mendojnë të tjerët.
Sa shpenzon dhe sa fiton nga një këngë?
Për realizimin e një kënge dhe një klipi shpenzimet janë gozha të mëdha, ndërsa nuk përfiton asgjë në këmbim të kësaj, as nga produksionet. Fitimi ynë i vetëm është tek koncertet që mbajmë.
Cila është kënga, pas së cilës ke pasur ofertat më të mëdha për koncerte?
Nuk di ç’të them, sepse asnjëherë nuk jam bazuar në këtë fakt. Kam pasur ftesa gjithmonë.
Të flasim pak tani për këngën e re. Si lindi ajo?
Kënga ishte thuajse një dhuratë për mua, sepse kompozitori Elvis Duro më ka kontaktuar dhe ma ka propozuar këngën, e cila më pëlqeu që në fillim. Elvis Duro është një kompozitor nga Shqipëria dhe ky është bashkëpunimi im i parë me të, ndaj dhe dua ta falenderoj që ka punuar me shumë përkushtim për këngën si në orkestrim ashtu dhe në çdo detaj që kam kërkuar.
Këtë herë vjen me një stil të ri, oriental, pse kjo zgjedhje?
Patjetër që secila këngë duhet të ndryshoj nga ato paraprake por prapë se prapë nuk mendoj që kam dalë nga stili im.
Po për videoklipin, e jotja ka qënë ideja?
Duke u bazuar nga kënga nuk kemi mundur ta anashkalojmë stilin oriental prandaj edhe i jemi qasur kësaj ideje, bashkë me produksonin ASHA, të cilët e kanë punuar këtë videoklip.
Cili është synimi i një këngëtari kur realizon një këngë të re…Mendon të fitojë, apo mjafton thjesht të pëlqehet?
Kjo është sigurisht reciproke, por është kënaqësi shumë më e madhe kur sjell diçka që e pëlqen publiku.
Kaltrina këtë vit ke bërë edhe dasmën, e cila ishte tejet intime dhe thuajse e papritur. Pse?
Edhe për mua ka qënë e parpitur sepse e kemi vendosur shumë shpejt. Nuk ka një arsye fikse. Ishte një hap që ne kishim kohë që mendonim për ta hedhur, erdhi momenti dhe u martuam.
Ndikuan dokumentet?
Edhe ato ndikuan pak.
Po dasmën e madhe kur do ta bësh?
Njëherë për njëherë nuk kemi plane për asgjë, për momentin do ta lëmë me kaq.
E ëndërron veten me të bardha?
Ka qenë gjithmonë një dëshirë e imja shumë e madhe, por me kohën kjo dëshirë më është zbehur, megjithëse jo plotësisht. Do e vesh besoj fustanin e bardhë, edhe nëse jo për dasëm do e provoj ndonjë që ta heq merakun (qesh).
Po nënë e mendon veten?
Gjithmonë.
A di të bëjë Kaltrina punë shtëpie?
Puna rreth muzikës më ka lënë anash në këtë aspekt, duke më bërë paksa përtace, por a di t’i bëj ato? Di, dhe shumë-shumë mirë, madje.
Po të gatuani?
Më parë kur më bëhej kjo pyetje vihesha në siklet, sepse u përgjigjesha që di të skuq vezë, të ziejë makarona, supë dhe asgjë tjetër. Ndërsa tani më pëlqeu shumë pyetja pasi kam dhe çfarë t’ju them më shumë. Kohëve të fundit kam mësuar të gatuaj shumë gjëra, edhe pse është fillimi, ato që po i gatuaj po i bëj shumë të shijshme.
Është në planet e afërta një fëmijë?
Po, është një prej planeve tona, që e bisedojmë shumë shpesh dhe është dëshirë shumë e madhe e të dyve.
Sa fëmijë ëndërron të kesh?
Unë i dua 2, sigurisht një djalë dhe një vajzë, e sidomos kam dëshirë që të jenë binjakë, ndërsa e kam një kundërshtar të madh në këtë aspekt sepse Dritoni dëshiron më shumë fëmijë.

Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here