Në Londër, pushime verore në krahët e të fejuarit.Vera e lodhshme, por më ka sjellë edhe shumë kënaqësi

Pak ditë pasi ka publikuar këngën e saj më të re, atëherë kur të gjithë artistët do të merrnin vrapin për të shkuar në koncerte dhe turne, Kaltrina Selimi, në fakt, ka bërë krejt të kundërtën.

Ka preferuar të pushojë. Sigurisht, momenti ideal për të do të ishte pushime në krahët e të dashurit në Londër. Por, nga ana tjetër, Kaltrina nuk ka dhënë asnjë datë konkrete për dasmën e saj, por ama ka sqaruar se kur të vijë dita, do të tregojë gjithçka.

Sapo keni publikuar këngën “Harromë”. Na flisni diçka për të?

Kënga është kompozuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Mithat Sadikut. Është një këngë e zhanrit pop-baladë, me një melodi të thjeshtë dhe të kapshme për veshin e dëgjuesit.

Pse pikërisht e keni titulluar këngën “Harromë”?

Nuk ka të bëjë me asgjë personale, as nuk e kemi vendosur ne që ta mbajë kënga këtë titull, por thjesht ka qenë ide e tekstshkruesit.

Kësaj kënge i keni bërë edhe videoklip, cilët janë autorët?

Për realizimin e videoklipit të kësaj kënge kemi bashkëpunuar me produksionin “Imagine” dhe brenda një kohe shumë të shkurtër kanë bërë një punë shumë të suksesshme.

Cili mendoni se është suksesi i këngëve tuaja?

Kujdesin më të madh gjithmonë e kam pasur në përzgjedhjen e këngëve, në mënyrë që publikut tim t’i ofroj më të mirën dhe fatmirësisht gjithmonë këngët janë pëlqyer, por gjithsesi edhe për këtë këngë i mbetet publikut të vendosë nëse do të ketë sukses.

Keni marrë pjesë në disa festivale. Sivjet do të merrni pjesë në ndonjë festival?

Nuk është në planet e mia që të marr pjesë sivjet në ndonjë festival.

Sa e angazhuar jeni këtë verë dhe ku do të këndoni?

Angazhimet e mia i kam përfunduar për këtë verë dhe shpejt udhëtoj për në Londër. Gjithsesi, ka qenë një verë e lodhshme, por më ka sjellë edhe shumë kënaqësi, duke qenë kështu më afër publikut tim në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Pas kësaj kënge, cila do të jetë befasia e radhës e Kaltrinës?

Asnjëherë nuk ndalem së punuari, por nuk parapëlqej të flas për planet, sepse nuk dua të jap vetëm fjalë derisa nuk kam asgjë konkrete.

E keni bërë publike lidhjen tuaj. Kur do të mund të presim martesën?

Ende nuk kemi bërë plane rreth martesës, por gjithsesi kur ta vendosim atë, do ta bëjmë publike.

Sa rëndësi i kushtoni pamjes suaj?

Si çdo femër, edhe unë i kushtoj mjaft rëndësi pamjes sime. Mendoj se është obligim që një femër të ketë kujdes për pamjen e saj.

Po veshjes?

Edhe veshja zë një vend mjaft të rëndësishëm në sirtarin tim. Unë, si person publik, medoemos duhet të kem kujdes të veçantë si për pamjen për veshjen dhe gjëra të tjera

Cila është gjëja që vlerësoni më shumë tek vetja?

Mendoj se durimin. Është gjëja që e vlerësoj më shumë.

Çfarë ju nervozon?

Padrejtësia. Pa dyshim është një gjë që më bën të ndihem keq, qoftë kur më ndodh mua apo dikujt tjetër që e njoh.

Karakterizoheni si tip shumë miqësor. Të ka zhgënjyer ndonjëherë miqësia?

Në fakt, ashtu më thonë rrethi dhe shoqëria ime, jam shumë miqësore. Por fatkeqësisht, më ka ndodhur të zhgënjehem

Keni ndonjë ëndërr të parealizuar?

Njeriu tërë jetën e tij, sa të jetojë, ëndërron për gjëra të ndryshme, është e pamundur të plotësohen të gjitha ato. Por e rëndësishme është që dëshirat më të mëdha më janë plotësuar.

Si e kaloni kohën e lirë?

Kohën e lirë, kur nuk kam ndonjë angazhim rreth muzikës e kaloj me familjen time, shoqërinë, lexoj diçka dhe në mbrëmje shoh ndonjë film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here