Modelja e njohur Kaltrina Neziri për herë të parë është paraqitur si moderatore në evenimentin “Kreatori më i mirë shqiptar 2010” të organizuar nga RTV 21 dhe Agjencia e modës ‘Gecian Fashion Group’.

Kaltrina ndjehet mjaftë e lumtur që për herë të parë doli si moderatore para spektatorëve duke pasur partnerë edhe Labinot Gashin.

“Të them të drejtën në fillim droja se nuk do të mund të udhëheqë një program artistik me përmasa mjaftë të mëdha. Mirëpo meqë kisha ndihmë edhe Labin çdo gjë shkoi për mrekulli”, ka thënë ajo për “Zëri”. Kaltrina nuk do të hezitoj as në të ardhmen të merret me moderim, mbase modelimi është profesioni i ëndrrave të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here