E fejuar dhe me nje lidhje shume stabel si edhe personaliteti i saj, kengetarja e njohur Kaltrina Selimi, ka vendosur qe te largohet nga Kosova, edhe pse tentoi te sillte te fejuarin e saj Dritonin ne Kosove.

Destinacioni i tyre tashme eshte Londra, ku cifti po stabilizohet pas vjedhjes ne apartamentin e tyre ne Prishtine.

Hajdutet, pervec sendeve me vlere, moren edhe te gjithe dokumentacionin personal te Kaltrines dhe Dritonit, kurse cifti tashme ka rregulluar dokumentet e reja dhe sic njoftojne nga Prishtina, kengetarja eshte pare teksa eshte larguar nga ambasada britanike ku kishte bere dhe aplikimin per vize.

Pasi te shkoje ne Londer per te jetuar, ajo do te kurorezohet atje me Dritonin per te rregulluar dokumentet ne Angli. Planet per martese Kaltrina i ka bere qe para dy viteve, por angazhimet e shumta nuk e kane lene qe ajo te percaktoje nje date per ceremonine martesore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here