Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ishte e pranishme në spketaklin “Zhurma Show Awards 2011” ka mbetur e zhgënjyer nga ky show.

Ishte hera e parë për të që në këtë mbrëmje shoqërohej nga i fejuari, Dritoni, por në fakt megjithëse ka qenë e nominuar ajo nuk ka marrë asnjë çmim. Dhe siç mëson “Zhurnal Plus” Katrina është betuar se kurrë nuk do të shkojë më në një spektakël të tillë, pasi sipas saj kanë qenë organizatorët që i kanë telefonuar disa herë dhe me këmbëngulje që ajo të ishte e pranishme.

Por gjatë këtij eventi dy çmime u hoqën për arsye se disa artistë nuk ishin, e ndoshta për respekt të pjesëmarrjes këtu mund ti takonte një çmim edhe këngëtares së mërzitur. Por për ngushëllim Kaltrina ka pasur edhe miken e saj Linda Halimi e cila dhe ajo doli duarthatë nga ky Show.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here