Ani pse këngën në fjalë e kishte realizuar vitin që shkoi me të cilën ishte prezantuar edhe në programet festive të fundvitit, Kaltrina pati nevojë për ca kohë për t’i realizuar kësaj kënge edhe klipin.

“Klipin e kam lansuar javën e kaluar, madje nuk kam pasur mundësi të jap intervista, sepse nuk isha mirë me shëndet e më pas udhëtova për në Zvicër, e ndoshta edhe fansave të mi u kam mbetur borxh t’u tregoj më shumë detaje”, ka thënë Kaltrina Selimi për ‘InfoPress’, ndërsa tregon edhe përshtypjet e para për klipin e saj.

“Ka dalë një klip i mirë, i thjeshtë. Si zakonisht, nuk kam dalë shumë nga vetja. Jam munduar t’i përshtatem stilit tim. Por ka qenë një vonesë paksa në realizimin e tij, meqë koha e ftohtë na i ka shtyrë xhirimet”, shton më tej këngëtarja.

Ajo tregon edhe arsyet e udhëtimit drejt Zvicrës, duke treguar njëkohësisht edhe për angazhimet aktuale dhe të rejat pasuese rreth saj.

“Në Zvicër isha për shkak se kam pasur koncerte, të cilat kanë qenë të aranzhuara më herët. E aktualisht jam më shumë e angazhuar rreth intervistave, por edhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore. E gjithashtu jam në kontakt me disa kompozitorë për të punuar edhe një këngë tjetër të cilën besoj se do ta lansoj në fillim të sezonit veror”, ka përfunduar Kaltrina.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here