Derisa një kohë e ndiqte nga pas vëllai, Kushtrimi, tashmë pas Kaltrinës do të vrapojë i fejuari, Dritoni, i cili është vendosur në Prishtinë pikërisht për shkak të së fejuarës, e cila me profesion është këngëtare.

Kohë më parë u përfol se Dritoni ka lënë Londrën dhe është vendosur në Prishtinë për të fejuarën, Kaltrinën dhe tashmë mund të shihet krah saj nëpër koncerte e mbrëmje muzikore.

Kemi pasur rastin të shikojmë edhe ne këtë gjë, pasi Kaltrina dita-ditës shihet më shpesh në publik me Dritonin, gjë që më herët nuk e kemi vënë re.

Ata bashkëjetojnë në një apartament në Prishtinë, dhe po bëjnë plane për martesë, për të cilën ende nuk kanë caktuar ndonjë datë definitive. Këngëtarja ka lëshuar nga obligimet vëllain dhe tashmë ka angazhuar të fejuarin si menaxher dhe, patjetër, të gjitha të ardhurat do të shkojnë në llogari të çiftit dhe nuk do të duhet t’i paguajë përqindje shtesë të vëllait, i cili kryente punën më herët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here