Kallashi në rrezik për jetë?!Donjeta Kosumi – Kallashi kohëve të fundit ka bërë disa lëvizje të çuditshme.

Papritmas, ajo u largua nga Kosova për në New York, deklaroi se nuk do kthehet më në ‘Kobra City’ dhe ndërpreu për disa ditë çdo kontakt në rrjete sociale.

E tani, kur ka nisur sërish përdorimin e Snapchat dhe Instagram, Kallashi ka lënë një mesazh shqetësues.

‘Po më kercënon me jetë. Apo të kisha një familje s’do kishin ndodhur disa gjëra. A është burrë ai që shet trimëri me femër’ – janë fjalitë e lëna nga valltarja në rrjetin social Snapchat.

Nuk dihet se kush po e kërcënon Donjetën por kjo e fundit edhe paraprakisht ka shprehur ditë më parë zhgënjimin nga persona të caktuar, dikur të afërt me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here