Kallashi dhe Xhesika: “Ja pse nuk i themi emrat e politikanëve”Femrat e bukura shqiptare janë joshur gjithmonë nga politikanët.Por në fund themi cila femër do të jetë e guximshme që ta thojë një emër politikani që ka pasur një ngacmim të tillë, pse jo për të qenë ai një mësim për të tjerët që përfitojnë nga pozita dhe detyra dhe kanë guximin të bëjnë propozime të tilla femrave seksi të estradës shqiptare.

Një nga lajmet më të bujshme të 24 orëve të kaluara në të gjitha gazetat dhe mediat online ishte rasti i këngëtares seksi Xhesika Ndoj e cila ka pasur oferta për një lidhje nga ana e një politikani të njohur në Shqipëri. Një lajm u hollua e u hollua e të gjithë donin të dinin se cili ishte ai.

Ne si gazetë e kemi emrin e tij por respektojmë personin që na e ka dhënë dhe për shumë arsye nuk e themi këtu, por kontaktuam me vetë këngëtaren për të ditur se pse pikërisht ajo nuk e përmend emrin e tij në media e Xhesi na dha këtë përgjigje: “Sepse mund mund të jetë një përgjigje pozitive që do marri deputeti nga unë”. Kjo ishte përgjigjja e saj pozitive por edhe shumë e ngjuar në këtë kureshtje tonën.

Ndërsa kur ne donim të dinim se ka qenë vetëm një deputet që e ka ngacmuar atë ajo na tha se ka pasur ngacmime edhe nga të tjerë por deputeti i PD-së është ai që i kishte kërkuar të mbajë një lidhje të fshehtë.

Por kohë më parë edhe një tjetër femër seksi dhe shumë e lakuar e shoë-bizit Donjeta Kosumi, apo siç e njohin tyë gjithë si Kallashi ishte lakuar shumë për oferta dhe shuma marramandëse që i kishin ofruar për një natë.

E për gazetën tonë dhe për mos zbardhjen e emrin dhe arsyen pse, vajza e muzikës ka këtë përgjigje: “Po kam pasur kërcënime nëse e tregoj emrin, dhe duhet ta kuprtojmë se nuk e them emrin pasi nuk bën sepse kanë edhe familje”. Por historia e vajzave të bukura dhe joshëse shqiptare dhe ofertat nga ana e politikanëve shqiptarë eshtë shumë e vjetër.

Edhe këngëtarja e njohur Bleona Qereti një vit më parë ka deklaruar se në librin e saj biografik do të pëmendë edhe emra politikanësh që ka pasur të bëjnë me ta. Ndërsa një vajzë shumë e bukur modele nga Durrësi, Klediola Loca kohë më parë kishte deklaruar se edhe politikanët e ngacmojnë shumë dhe i bëjnë propozime të turpshme.

Ka edhe shumë femra të tjera të njohura në skenës shqiptare të cilat megjithëse kanë marrë shumë propozime dhe oferta të majme nga ana e deputetëve apo politikanëve nuk kanë treguar kurrë me gojën e tyre se ka ndodhru kjo, e aq më tepër të përmendin emra.

Edhe artistja e njohur dhë një nga të parat femra VIP që i ka shprehur “troç” të gjitha që ka dhe mendon, është Adelina Ismajli. Ajo vitin e kaluar nëpëmjet faqes së saj shumë të ndjekur në Facebook kishte shkruar mes tjerash kështu:

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës – ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj.

Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar”.

Ajo shprehet më tej se është e “pafuqishme” t’i luftojë ata të cilët në çdo formë kanë tentuar që të bëhet dashnorja e tyre, duke e shantazhuar pafund.

E “lodhur” prej tyre, Adelina bën thirrje se nëse ekziston ndonjë video apo inçizim diskreditues le ta publikojnë dhe t’i japin fund njëherë e mirë kësaj gënjeshtre të madhe, në të kundërt do jetë vetë ajo që do të thyjë heshtjen 20 – vjeçare.

Por në fund themi cila femër do të jetë e guximshme që ta thojë një emër politikani që ka pasur një ngacmim të tillë, pse jo për të qenë ai një mësim për të tjerët që përfitojnë nga pozita dhe detyra dhe kanë guximin të bëjnë propozime të tilla femrave seksi të estradës shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here