Kaiane Aldorino shpallet Miss World 2009 Kaiane Aldorino nga Gjibraltari ka marrë kurorën e Miss World 2009 në garën e zhvilluar mbrëmë në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

23-vjeçarja Aldorino morri shumicën e votave të jurisë vlerësuese, në mesin 111 bukurosheve nga vende të ndryshme të botës.

E veshur me një fustan të bardhë të mbrëmjes, fituesja mbylli gojën me duar, duke u ndjerë e befasuar kur emri i saj u zbulua si fitues i kurorës. “Nuk kam fjalë. Jam vërtet shumë e lumtur”, tha Aldorino pas shpalljes si fituese e garës.

Miss Meksika, Perla Beltran, doli përcjellësja e parë, ndërsa Miss Afrika e Jugut, Tatum Keswar, u zgjodh përcjellësja e dytë e Miss World 2009.Në mesin e finalisteve tjera ishin edhe Miss Franca, Miss Kolumbia, Miss Panama dhe Miss Kanadaja.

Në Miss World, ku ende nuk kanë filluar të garojnë bukuroshet nga Kosova, morri pjesë edhe Miss Shqipëria, Armina Mevlani, e cila nuk arriti as në gjysmëfinale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here