Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu nga 8 korriku do të niset në një turne të ri spektaklesh të Maestro Mvula Sungani dhe kompanisë së tij nën titullin “Non solo Bolero”.

Ende nuk e di a do të marrë pjesë në edicionin e ri të “Amici” (Edhe pse është shpejt për t’u thënë e ndërkaq nuk thotë ende asnjë gjë për jetën e tij private “do të qëndrojë private siç ka qenë gjithmonë.

“Amici, për mua gjithmonë ka qenë një shtëpi e dytë, – ka shpjeguar për mediat italiane balerini shqiptar, – dhe do të qëndrojë e rëndësishme sepse është emisioni që ka lançuar karrierën time.

“Por tashmë është herët ende për të folur për të ardhmen time të sigurt, në sensin që sapo të nis edicioni i nëntë i këtij programi ku unë kam marrë pjesë në trupën e balerinëve, është ende herët për ta thënë, pasi ka kohë gjithsesi”.

Ndërkaq, balerini magjepset kur nis rrëfimin për spektaklin e tij të ri:”Pas ‘Xhulieta e Rome’ me Baletin e Romës dhe koreografinë e Fabrizio Monteverde, dëshiroja një tjetër sfidë në skenat e qyteteve italiane. Jemi shumë afër datës së nisjes së kësaj sfide të re dhe jam shumë i kënaqur nga puna që kemi bërë si grup.

Do të lëvizim në teatrot më të rëndësishme të Italisë dhe për këtë duhet jo vetëm përgjegjësi, por edhe një gjendje e mirë e imja. Sapo të mbarojë ky tur veror, do të rimarrim atë të vjeshtës, që do të vazhdojë deri në muajin janar të vitit të ardhshëm”. / SummerPages/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here