6 vjeçarja e cila u “martua” me Justin Bieber ka vdekur. Avalanna Routh, e njohur ndryshe si Mrs. Bieber ka ndërruar jetë si pasojë e kancerit në tru.

Vajza e vogël ishte e famshme për dashurinë e saj me Justin Bieber i cili e pati vizituar në spital dhe patën organizuar një “dasmë” për tu martuar me vogëlushen.

Lajmin për vdekjen e saj e lajmëruan familjarët përmes Twitterit. “E dashura jonë Avalanna shkoi në parajsë këtë mëngjes. Oh Avalanna, ylli ynë i ndritshëm, ti i more edhe zemrat tona me vete, dashurinë më të madhe”.

Ëndrra e Avalannas u realizua kur ajo u takua me Justin Bieber dhe më pas edhe “u martuan” në shkurt të 2012. Ajo gjithashtu ishte mysafire edhe në spektaklin The Today Show bashkë me 18 vjeçarin dhe tregonte se sa miq të mirë janë bërë. Edhe Justin gjatë gjithë intervistës i referohej asaj me termin “gruaja ime”.

Ai gjithashtu shprehi keqardhjen e tij përmes Twitterit. “Sapo mora lajmin më të keq në jetën time. Një nga personat me zemrën më të mirë që kam njohur nuk është më. Ju lutem, lutuni për të dhe familjen e saj. Më mungon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here