Edhe pse nga babai do të trashëgojë një pasuri në vlerë prej tre miliardë funtesh, Tamara Ecclestone, vajza e bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, është kursyese e madhe.

“Kur kam qenë e vogël, babai më ka dërguar ta blej një xhaketë, të cilën e doja shumë. Në dyqan ai filloi të bënte pazar, ndërsa mua më erdhi turp, kur dolëm i thash: ‘Ndodhemi në një dyqan luksoz e jo në një tezgë në Marok’”, ka treguar Tamara për The Mail.

Mirëpo, më vonë edhe ajo ka kuptuar se ky është një ves i mençur dhe i mirë. Më tej, bukuroshja ka theksuar se është aq e fiksuar pas kursimit, saqë gjatë natës ndal ngrohjen dhe po ashtu e ndal ujin gjatë kohës sa i lan dhëmbët.

“Kur nuk kam pasur telefon celular, prindërit i kam thirrur nga telefonat publikë dhe gjithmonë kam pritur që aparati të ma kthejë kusurin”, ka thënë Tamara duke shtuar se edhe biletat e aeroplanëve i blen më herët, sepse atëherë janë me çmim më të ulët. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here