Të pasmet bombastike për Jennifer Lopez ndonjëherë bëhen edhe problematike.

Këngëtarja 49 vjeçare, që njihet për format e saj perfekte trupore, ishte duke shëtitur me të fejuarin e saj Alex Rodriguez në Miami kur era i fryu fustanin ngjyrë pjeshke nga marka Chanel duke zbuluar kështu se poshtë tij kishte veshur ngushtuese.

Ndonëse Lopez u përpoq që ta mbajë fustanin e saj që të mos hapet duket se era ishte më e fortë dhe e bëri të veten.

Pavarësisht këtij problemi të vogël që pati me garderobën, këngëtarja e “Medicine” dukej shumë shik në fustanin Chanel, taket ngjyrë bezhë nga Tom Ford dhe syzet e saj ngjyrë portokalli.

Çifti po merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit të shkollës fillore për binjakët 11 vjeçar të Lopez – Emme dhe Max – ashtu sikur edhe për vajzën e A-Rod, 11 vjeçaren Ella.

Një gjë dihet me siguri: Edhe J.Lo që ka forma trupore që çdo vajzë i ka lakmi vesh ngushtuese kështu që vajza mos keni turp.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here