Të sapo martuarit Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë shitur fotografinë e tyre të martesës për 300.000 dollarë.

Yjet e hollywood-it janë martuart në një resort luksoz në Itali, të premten e kaluar. Në dasmë ka qenë organizimi perfekt duke përfshirë edhe festimet gjatë gjithë javës në plazh dhe fishekzjarre dhe ka kushtuar rreth 6.5 milion dollarë.

Sipas medieve amerikane, të sapomartuarit patën angazhuar njerëz për të publikuar dy foto nga dita e tyre e madhe.
“Ata ja kanë shitur fotografinë revistës People për një shumë prej 300.000 dollarësh. Ata nuk arritën të bëjnë marrëveshje me OK Magazine pasi që ata ofruan më pak”, tha një burim.

Rreth 100 njerëz kanë marrë pjesë në dasmën e tyre. I gjithë ambienti ishte i mbuluar nga lulet e bardha. Mësohet se Jessica ka vesh një fustan pink dhe të bardhë nga Giambattista Valli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here