Këngëtari i muzikës pop Justin Timberlake është vlerësuar si ylli më bamirës i vitit 2009, pasi që ndihma e tij ndaj fëmijëve të sëmurë gjatë vitit që shkoi llogaritet të jetë afër 10 milionë dollarë.

Timberlake është emëruar si personaliteti i famshëm me ndikim më të madh në çështjet bamirëse, nga një hulumtim i realizuar nga faqja amerikane The Daily Beast.

Këngëtari ka grumbulluar 9.198,072 dollarë të cilat ia ka dhënë rrjetit të spitaleve të fëmijëve, Shriners Hospitals.

Në vend të dytë në listë erdhi Madonna që ka grumbulluar 5.501.835 dollarë për fondacionin e saj Raising Malawi, ndërsa vendin e tretë e zuri Pamela Anderson që ka grumbulluar 4.806.750 për organizatën për të drejtat e kafshëve, PETA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here