Justin Bieber, është zemëruar tej mase. Ylli i muzikës, e urren faktin që e dashura e tij, Selena Gomez ka krijuar një miqësi të ngushtë me aktorin James Franco. Justin ishte çmendur i tëri pasi kishte parë fotot e Selenas, duke flirtuar me aktorin e njohur.

“Justin është i nxehur me Selena-n, për atë që ai e konsideron lidhje të papërshtatshme me James-in”, ka bërë të ditur një burim.

Lidhur me këtë rast, nuk kanë munguar arsyetimet e Selenas e cila i ka thënë të dashurit se se ata janë vetëm shokë . Madje, si duket sjella e Justin e ka irrituar atë duke i thënë që mos të sillet si një fëmijë i llastuar”, ka burimi.

Xhelozinë e Justin, e ka parë me shqetësimi edhe e ëma e tij, Pattie Mallette, duke thënë se frikohet që I biri po shndërrohet në një kopje të babait të tij, një ish vartës i drogës dhe ka insistuar që ai të shkoj në orët për menaxhimin e zemërimit. “Ai është nën stres dhe nuk ka kontroll”, ka shtuar burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here