Justin Bieber : Terroristët kanë vrarë mikun timVazhdimisht jam duke menduar për tragjedinë në Paris dhe mikun tim, Thomas, të cilin kurrë më nuk do ta shoh, tha Justin Bieber i përlotur në mes të koncertit.

Të premten e kaluar në sallën e koncerteve “Bataclan”, në Paris, në mesin e dhjetëra të vrarëve ishte edhe Thomas Ayad 34 vjeç, producent muzikor nga qytetit Amiens në Francë.

“Vazhdimisht jam duke menduar për tragjedinë në Paris dhe mikun tim Thomas. Për vite me radhë ai ishte pjesë e ekipit dhe do të dëshiroja edhe një herë të kisha rastin për ta falënderuar për të gjitha”, tha Justin Bieber.

Këngëtari ka thënë këtë pas koncertit në Los-Anxhelos dhe shpjegoi pse kishte qarë në skenë. Pastaj në ceremoninë e çmimeve “HALO Hall of Fame” kërkoi një minutë heshtjeje në nderim të të vrarëve. “Vlerësoni njerëzit që janë pranë jush për çdo ditë. Nuk dihet se çfarë sjell e nesërmja”, përfundoi Bieber. Nga sulmet terroriste në mbarë Parisin janë vrarë më shumë se 120 persona, shumica e të cilëve janë ekzekutuar në një koncert të bendit, “Eagels Of Death Metal”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here