Justin Bieber i habiti fansat e tij me sfidën e çuditshme që lëshoi në internet ndaj aktorit Tom Cruise, ku këngëtari kanadez e ftonte yllin hollivudian të përballej me të në ring.

Mesazhi i Bieberit në “Twitter” u përhap me shpejtësi rrufe, duke befasuar adhuruesit e yllit të popit, që e konsideruan një provokim të hapur.

Por këngëtari nxitoi ta sqaronte vetë situatën. Ai i shpjegoi paparacëve të uebsajtit të famshëm “TMZ” se bëhet fjalë për një shaka.

“Ishte një mesazh momenti në twitter, pasi kisha pare një intervistë dhe nga ajo e mora shtysën”, ka rrëfyer ai duke shtuar se nuk do të guxonte të përballej vërtet me Tom Cruise-in.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here