Superylli i të rinjve, Justin Bieber, tashmë e ka mundësinë të përqendrohet vetëm në karrierën e tij muzikore, pasi që e ka përfunduar shkollën e mesme.

Edhe pse gjatë gjithë kohës së shkollimit ka udhëtuar nëpër botë, Justin ka arritur që ta përfundojë shkollën, ndërsa për këtë më meritore është nëna e tij.

Kuptohet, gjatë turneve ai ka pasur arsimtarin privat me vete, i cili e ka mësuar gjatë ditëve kur nuk ka pasur koncerte.

“E kam dhënë testin e fundit në shkollë dhe tash jam i lirë! Ka qenë vështirë të mësoja çdo ditë”, citon The Sun fjalët e këngëtarit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here