Vjedhësit të cilët morën laptopin dhe kamerën e Justin Bieber kanë kërcënuar t’i publikojnë videot dhe fotografitë e tij personale, nëse ai nuk plotëson kërkesat e tyre.

Krijuesi i hitit “Never Say Never” ishte duke performuar në Tacoma, Washington, të matën mbrëma, kur ndodhi vjedhja dhe përgjegjësit e kanë kontaktuar atë përmes Twitterit duke e kërcënuar.

“Justin Bieber unë i kam gjërat tuaja të çmendur. Nuk mendoj ashtu. Do t’ia tregoj botës. NESËR”, kanë shkruar vjedhësit, bën të ditur HollywoodLife.com.

Ata po ashtu kanë postuar disa nga videot e tij në YouTube.

“Na njih dhe përgjigju ose do të vendosim video të tjera nga kamera”, kanë shtuar më tej vjedhësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here